Sport Shqiptar

Tetë ndeshje, asnjë fitore – Dukagjini mbetet në pozitën e fundit

KF Dukagjini

Tetë ndeshje, asnjë fitore.

KF Dukagjini është skuadra e vetme në Superligën e Kosovës – që nuk i ka arkëtuar pikët e plota – akoma.

Ekipi i udhëhequr nga Armend Dallku gjendet në pozitën e fundit në tebelë – me vetëm dy pikë të grumbulluara.

Klubi nga Klina – u mposht sot në udhëtim te Trepça 89 – për ta regjistruar humbjen e gjashtë sezonale – krahas dy barazimeve.

Tabela e Superligës

Qëllim kryesor i Dukagjinit edhe në këtë kampionat duket që do të jetë “mbijetesa” në Superligë.

Një pozitë më lartë në tabelë gjendet Malisheva – që ka shtatë pikë – njëjtë sa ka edhe Ferizaj i vendit të tetë – por të dyja këto skuadra kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar./Shqip.com