Lajme

Tërnava viziton familjen e Thaçit: Mbajtja në Hagë e ish-pjesëtarëve të UÇK-së padrejtësi e madhe

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, gjatë ditës së marte ka vizituar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Skenderajt.

Tërnava është mirëpritur nga babai i Thaçit të cilin e ka përgëzuar për gjendjen e tij shëndetësore.

Kjo është bërë e ditur nga një njoftim për media i Bashkësisë Islame të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, Tërnava ka thënë se mbajtja në Hagë e ish-presidentit dhe pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së është padrejtësi e madhe.

“Ne kemi presidentin, por edhe të tjerët në Hagë, e që është një padrejtësi shumë e madhe që ata gjenden atje. Është djali i juaj dhe edhe unë jam prind, e kuptoj se çka është të mos e kesh për momentin këtu, mirëpo edhe shkuarja atje përgjigja pozitive e asaj ftese ka treguar një burrëri, një gatishmëri që ai të përballet me ato akuza të paqena”, ka thënë Tërnava.

Tutje, Tërnava ka thënë se është një zgjatje e pakuptueshme e procesit që po ndodhë në Hagë./Shqip.com