Lajme

“Termokos” nesër mbyll sezonin e ngrohjes në Prishtinë

Ngrohje me termokos

Ngrohtorja Termokos në Prishtinë ka bërë të ditur se ka përfunduar sezoni i ngrohjes 2021/2022.

Nga Termokos kanë bërë të ditur se bazuar në parashikimin e motit dhe në ngritjen e temperaturave në ditët në vazhdim, janë koordinuar me Komunën e Prishtinës dhe KEK-un që të ndërpritet furnizimi me ngrohje me 23 prill 2022.

Termokos.

“Ky është sezoni i gjashtë ngrohës, gjatë të cilit për shkak të rënies së temperaturave të ajrit, NP “Termokos” SH.A. ka vazhduar furnizimin me ngrohje edhe jashtë afatit të zakonshëm ligjor, duke përmbushur kështu nevojën dhe kërkesën e konsumatorëve tanë për ngrohje”, thuhet në njoftim.

Nga Termokos, kanë thënë se suksesi i arritur gjatë këtij sezoni ngrohës i atribuohet angazhimit të pakursyer të secilit punëtorë të ndërmarrjes si dhe kontributit të konsumatorëve./Shqip.com