Lajme

“Termokos” në pritje të vendimit të ZRRE-së për rritjen e çmimit të ngrohjes

Ngrohje me termokos

Banorët e komunës së Prishtinës të cilët shfrytëzojnë ngrohtoren e qytetit “Termokos”, mund të përballen me ngritje të çmimores këtë dimër.

Zëdhënësja e Termokos-it, Afërdita Uka- Fejzullahu tha për Shqip.com se janë në pritje të përcaktimit e tarifave nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

“ZRRE si autoriteti i vetëm përgjegjës për përcaktimin e tarifave të ngrohjes është në proces të shqyrtimit të tarifave për ngrohje. Si rëndom, ZRRE na njofton për modelin e ri tarifor në fillim të çdo sezoni të ri ngrohës”, tha ajo.

Ngrohtorja e qytetit “Termokos”

Theksojmë se ngrohja me Termokos nisë nga 15 tetori, kur edhe nis zyrtarisht sezoni i ngrohjes.

Në anën tjetër, Fondacioni i Milenimumit të Kosovës (Millennium Foundation Kosovo) ka nisur instalimin e njehsorëve për ngrohje.

Lexo edhe:
Fillon instalimi i njehsorëve për ngrohje në Prishtinë, banorëve u kërkohet të jenë në shtëpi gjatë procesit

Njehsorët e mençur do të ndryshojnë mënyrën se si e paguani faturën e ngrohjes qendrore.

Të gjithë banorët e ndërtesave që janë të kyçur në ngrohtore, do të paguajnë faturën e ngrohjes varësisht nga konsumi e jo nga metrat katrorë të hapësirës e cila ngrohet./Shqip.com