Lajme

“Termokos” e mbyll sezonin e ngrohjes

Ngrohtorja “Termokos” të premten ka përfunduar sezonin e ngrohjes 2022/2023, pasi ditëve në vazhdim pritet të ngriten temperaturat.

Ndërprerja e ngrohjes u bë në një ceremoni solemne, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili theksoi se përveç QKUK-së, ndërprerja do të bëhet në krejt kryeqytetin.

“Kryeqyteti ka pasur ngrohje tërë kohën që u ka ofruar një konfront të shtuar të gjithë qytetarëve të kryeqytetit.

Sot që po e përfundojmë sezonin, QKUK-ja do të vazhdojë (me furnizim) për shkak se aty ka pacientë të cilët kanë nevojë për ngrohje”, tha i pari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Ndërkaq kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani, tha se së shpejti do të nisin përgatitjet për vitin e ardhshëm.

“Sot Termokosi po e përmbyll suksesshëm sezonin e radhës. Po bëheni gati që të kemi një sezon edhe më të suksesshme vitin e ardhshëm. Po e përmbyllim sezonin me 198 ditë aktive pa asnjë ditë ndërprerje të ngrohjes”, tha Osmani.

/Shqip.com