Lajme

Tërmkolli: Kurti mund të nxis tensione të reja në Veri bashkë me Vuçiqin

Melihate Tërmkolli
Melihate Tërmkolli

Melihate Tërmkolli ka reaguar lidhur me zhvillimet politike të ditëve të fundit. Tërmkolli ka thënë se Kurti po sillet rreth tri alternativave, që janë zbatimi i dokumentit nga pesëshja, të provokojë bashkë me Vuçiqin një shpërthim të ri të situatës në Veri për ta bërë Asociacionin fakt të kryer dhe që të japë dorëheqje për të shkuar në zgjedhje të reja.

Sipas saj, ndërkohë që populli është në “kllapi”, opozita po luan cic-mic duke imituar kryeministrin Edi Rama me “pod-cast”, të pa shqetësuar dhe patrazuar për fatin e Kosovës.

Reagimi i plotë:

Albin Kurti po sillet e mbështillet qe sa kohë, e edhe sot rreth tri alternativave:

Të zbatojë pikë për pikë dokumentin e dorëzuar nga BE dhe SHBA (“pesëshja”) për asociacionin (“Zajednicën”), për të cilin dokument nuk din askush nga publiku se çka përmban.

Të provokojë bashkë me Vuçiqin shpërthim të ri të situatës në veri, për ta bërë atë (“asociacionin”) fakt të kryer.

Të japë dorëheqje, të mbajë zgjedhje të reja!

Ndërkohë që populli është në ”kllapi”, opozita po luan “cic-mic” duke imituar Edi Ramën me “pod-cast”, e pashqetësuar dhe e patrazuar për fatin e Kosovës por me hallin e “besimtarëve” të Albinit!

/Shqip.com