Lajme

Tërmkolli: Gërvalla është e padijshme për postin e kryediplomates

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka thënë se “Donika Gërvalla është e padijshme për pozitën e kryediplomates”.

Ky reagim i Tërmkollit erdhi pasi ministrja e Punëve të Jashtme, ka deklaruar të shtunën se “nuk duhet ta fajësojmë BE-në për gabimet tona”.

“Donika, Ministrja e Jashtme e Kosovës, për aq sa është në këtë post, definitivisht është e padijshme për postin që mbanë, euforike dhe mbi të gjitha në dëm të interesave të Kosovës! As Serbia madje e as Evropa nuk po flasin kundër Kosovës më keq se Ministrja jonë! Keq, shumë keq”, ka shkruar Tërmkolli në Facebook.

Ndaj, Gërvallës ka reaguar edhe ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.

Gërvalla vazhdimisht është kritikuar nga opozita për deklaratat e saj. /Shqip.com