Lajme

Tërmeti në Turqi-Siri: Sot në Kosovë ditë zie

Ditë zie në Kosovë

Presidentja e Kosovës ka vendosur që dita e sotme(e mërkure) të shpallet ditë zie.

Ky vendim është marrë për tu solidarizuar me popullin e Turqisë dhe Sirisë pas tërmeteve që kanë kapluar këto dy vende.

“Presidentja Vjosa Osmani ka shpallur ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, të cilët lanë mijëra të vdekur e të lënduar”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, numri i viktimave të tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë është rritur sërish. Numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 7.266.

/Shqip.com