Lajme Botë

Tërmeti në Indonezi: Numri i të vdekurve shkon në 268

Shumë nga të vrarët dhe të plagosurit në një tërmet të madh në ishullin indonezian ishin fëmijë, thonë ekipet e shpëtimit, ndërsa numri i të vdekurve shkon në 268.

“Dhoma u shemb dhe këmbët e mia u varrosën nën rrënoja”, ka thënë Aprizal Mulyadi, 14 vjeç, deri sa ishte në shkollë kur u godit nga tërmeti.

Ai tha se u tërhoq në siguri nga miku i tij Zulfikar, i cili më vonë vdiq pasi vetë u bllokua.

“Më shumë se 1000 njerëz u plagosën”, thonë zyrtarët, raporton BBC.

Në njoftimet e saj të fundit, Agjencia Kombëtare e Zbutjes së Fatkeqësive (BNPB) shtoi se 151 persona ende janë të zhdukur nën rrënoja.

Ai tha gjithashtu se 22,000 shtëpi ishin dëmtuar dhe se më shumë se 58,000 njerëz ishin strehuar në disa lokacione në rajon.

Tërmeti me magnitudë 5.6 goditi një rajon malor të hënën, duke shkaktuar rrëshqitje dheu që varrosën fshatra të tëra pranë qytetit Cianjur të Java-së Perëndimore.

/Shqip.com