Tërmeti me magnitudë 6.9 ballë e ndërpret ndeshjen e futbollit në Panama
Publikuar:
(06.04.2023 23:55:17)
Gjatë ndeshjes mes Atletico Chiriqui dhe Universitarios në stadiumin “San Cristóbal” në Panama, u regjistroi një tërmet të fortë, që detyroi zyrtarët ta ndërprisnin takimin prej frikës së krijuar.
Tërmeti me magnitudë 6.9 ka ndodhur në minutën e 61-të të ndeshjes.
Gjithçka ka nisur të lëkundjet, me spektatorët që u larguan të tmerruar nga tribuna, duke iu bashkuar lojtarëve në fushë.
Ndeshja u ndërpre për 30 minuta dhe rifilloi më vonë pa asnjë pasojë.
/Shqip.com