Lajme Ballkan

Tërmeti lëkund Ballkanin

Një tërmet me magnitudë prej 4.4 shkallësh Rihter ka goditur jugun e Bosnje-Hercegovinës rreth orës 21:00 të së premtes.

Siç raportohet epiqendra e tërmetit ishte 38 kilometra nga Mostari afër Studencit.

Tërmeti që goditi Bosnjën dhe Hercegovinën u ndje edhe në Kroaci. Për momentin nuk ka raportime për dëme.

Tërmeti është ndjerë edhe në Sarajevë, Zenicë, Mostar dhe qytete të tjera, si dhe në Mal të Zi dhe Kroaci.

Lëkundjet nuk raportohet të kenë shkaktuar dëme të konsiderueshme, përveç objekteve që kanë rënë nga raftet.

/Shqip.com