Tërmeti godet Kroacinë
Publikuar:
(07.10.2021 00:20:33)
Një tërmet ka goditur Kroacinë rreth orës 22:00, të mërkurën.
Shkalla e tërmetit në fillim u raportua të ishte 5.1 shkallë Rihter.
Por, Shërbimi Sizmologjik njoftoi se shkalla ka qenë 4.6 në shkallën Rihter.
Epiqendra ishte pranë Trilj – Dalmaci, 39 kilometra në verilindje të Splitit dhe 19 kilometra në jugperëndim të Livno, ka raportuar raporton Index.hr.
Nuk ka raportime për të vdekur apo të plagosur.
Ndërsa, nuk dihet nëse dridhja e tokës në Kroaci ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. /Shqip.com