Lajme Botë

Tërmet në Zvicër, kjo ishte epiqendra

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një tërmet prej 4.7 shkallësh të Rihterit ka goditur pasdite Zvicrën, përkatësisht rajonin e Bazelit.

Epiqendra e tërmetit, 4.7 e shkallës Rihter, ishte në Mulhouse (F), njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Tërmeti është ndjerë në një rreze prej më shumë se 180 kilometrash, saktëson Shërbimi Sizmologjik. Ndodhi pak para orës 18:00 dhe pasgoditja e parë ndodhi më pak se 10 minuta më vonë, me magnitudë 2.7 të shkallës Rihter.

Tutje thuhet se toka ishte lëkundur tashmë herët pasdite, nga mesdita me tërmete me vlera ndërmjet 0,9 dhe 2,5 ballë dhe me epiqendra në Alpe, në rajonin Grand Combin, pranë Orsières (VS) dhe Chamonix, shton Shërbimi Sizmologjik./SHQIP.com