Lajme Ballkan

Tërmet në Bosnje dhe Hercegovinë, nuk raportohet për dëme materiale

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një termet i fortë ka goditur Bosnjën dhe Hercegovinën përkatësisht zonën rreth Mostarit

Qendra Sizmologjike Euromesdhetare ka raportuar se magnituda e tërmetit ishte 4.7 ballë të shkallës Rihter.

Sipas të dhënave nga EMSC, epiqendra ishte 10 km nga Siroki Brijeg në një thellësi prej 5 km dhe u ndje fuqishëm në Mostar.

Siç raporton N1, tërmeti u regjistrua ditën e enjte rreth orës 08:07.

N1, ka kontaktuar gjithashtu zjarrfikësit në Siroki Brijeg, të cilët iu kanë thënë se deri tani nuk kanë asnjë ndërhyrje apo informacion rreth dëmeve materiale të shkaktuara./Shqip.com