Lajme Botë

Tërmet në Australi

Tërmet në Australi.

Një tërmet me magnitudë 5.9 ka tronditur Australinë juglindore, duke dëmtuar ndërtesat në qytetin e Melburnit.

Tërmeti ndodhi rreth orës 09:15 me orën lokale (23:15 GMT) të Mërkurën në Mansfield, jo shumë larg kryeqytetit të shtetit Victorian.

Kryeministri Scott Morrison ka thënë se “ne nuk kemi pasur raporte për lëndime të rënda dhe ky është një lajm shumë i mirë”.

Tërmeti u ndje gjithashtu në Australinë Jugore fqinje dhe Uellsin e Ri Jugor (NSW).

Lexo edhe:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Reciprociteti për targa u imponua nga Serbia

Ajo u pasua nga dy tërmete me magnitudë 4.0 dhe 3.1.

Ndërsa ky është një nga tërmetet më të mëdhenj të Australisë vitet e fundit, ai nuk ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Duke folur nga SHBA, Morrison vuri në dukje se tërmetet ishin të rralla në Australi dhe ato “mund të jenë një ngjarje shumë, shumë shqetësuese”. /Shqip.com