Tërmet me magnitudë 5.1 në Turqi
Publikuar:
(08.11.2021 23:12:11)

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.1 sipas shkallës Rihter ka goditur provincën qendrore Konya të Turqisë mbrëmjen e së hënës.
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmeti është ndjerë në Meram të provincës Konya në orën 20:43 me orën lokale.
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 6.82 kilometrash nën sipërfaqe.
Detaje të mëtejshme për dëme apo viktima nuk janë dhënë./SHQIP.com