Rozë

Tërhoqi vëmendjen me trupin perfekt pas lindjes së djalit, Marigona Krasniqi zbulon “sekretin” e saj

Robin Krasniqi dhe Marigona Krasniqi

Marigona dhe Robin Krasniqi u bënë prindër të një djali ditë më parë.

Dyshja të voglin e tyre e kanë pagëzuar me emrin Mayson, i cili u bë i dashur nga fansat që në ditët e para të tij.

Mirëpo përveç tij, tashmë është duke u kometuar shumë edhe trupi i modelës.

Së fundmi, ajo ka gjetur pak kohë për ndjekësit, duke iu përgjigjur interesit të tyre.

Përpos komplimenteve, Marigona mori shumë pyetje nga ndjekësit për trupin, të cilët janë kureshtarë se cili është sekreti i këtyre formave pak pas lindjes.

 “Nuk kam pasur asnjë herë regjim ushqimi. Ka të bëjë me metabolizmin. Edhe e rëndësishme është mos të hani për dy persona gjatë shtatzënisë”, tha ajo./SHQIP.com