Sport Ndërkombëtar

Tërhiqet nga tenisi – numri 1 i botës

Ashleigh Barty

Bota e tenisit është tronditur nga vendimi i saj.

Numri një i këtij sporti – në konkurencën e femrave, Ashleigh Barty ka vendosur të pensionohet në moshën 25 vjeçare.

Ajo e bëri këtë njoftim përmes një postimi në Instagram, ku ndër të tjera shkroi se ndihet e shpenzuar fizikisht.

Image
Njoftimi i saj për pensionim

“Unë nuk kam më forcën fizike, dëshirën emocionale dhe gjithçka që duhet për të sfiduar veten në nivelin më të lartë. Jam shpenzuar”, tha ajo ndër të tjera.

Barty fitoi tre gara Grand Slam teke, duke përfshirë Australian Open të këtij viti në janar.

Ajo – hyri në histori si tenistja e parë austriliane që e fitoi “Austrilian Open”.

Australian Tennis Star Ashleigh Barty, World No. 1, Is Retiring at 25 |  PEOPLE.com
Ashleigh Barty

Grand Slam-i i parë teke i Barty mbërriti në “French Open” në 2019 dhe ajo u bë numri një i botës në të njëjtin vit, pozitë që e ka mbajtur për 114 javë rresht që nga ajo kohë. /Shqip.com