Lajme

Tërhiqet edhe një kandidat nga gara për drejtor në RTK-së

RTK

Është tërhequr nga gara për drejtor të Radio dhe Televizionit të Kosovës edhe konkurrenti, Hysen Hundozi.

Hundozi, ka bërë të ditur se nuk do të merr pjesë në intervistim dhe ai e ka quajtur votim i orkestruara grupor të një grupi anëtaresh të Bordit në favor të një kandidati të caktuar.

“Luftën time ligjore kundër shkeljeve të shumta që e kanë përshkuar këtë proces, do ta vazhdojë në instancat tjera përkatëse , deri në sigurimin e një procesi të ri transparent, kredibil e me integritet”, ka shkruar ai.

Hundozi gjithashtu e ka quajtur ofendim ndaj kandidatëve për drejtor të RTK-së, postimin e kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini.

“Për shkak të vlerësimit tim se ky proces është karakterizuar me mungesë të konsiderueshme të transparencës, objektivitetit, ligjshmërisë e profesionalizmit, unë kam vendosur që të tërhiqem nga kjo garë”, ka shkruar ai.