Ter Stegen në “radarin” e Newcastle United

Newcastle United është një nga skuadrat më të përfolura në Evropë, që kur ka kaluar në pronësi të Vëllezërit Reuben – një nga familjet më të pasura të Mbretërisë së Bashkuar.
Skuadra angleze, tashmë është duke u përpjekur për të transferuar futbollistë të klasit botëror, qysh në afatin kalimtar të janarit, shkruan Shqip.com.
Së fundmi, ata i janë “vënë pas”, porterit të Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen.
Sipas “Sky Sport DE”, The Magpies i kanë ofruar katalunasve një shumë prej 55 milionë eurosh për shërbimet e “gardianit” gjerman.
Marc, është startues i padiskutueshëm te Barcelona që nga viti 2016 dhe shumë shpesh ka qenë hero në ndeshjet kryesore të tyre.
Gjermani, ka kontratë valide me Barcen deri në vitin 2025, ndërsa klauzola e tij e lirimit është 400 milionë euro.
Newsaclte është i lidhur me transferimin e shumë futbollistëve të tjerë, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.
Ekipi anglez, tashmë tani është klubi më i pasur i futbollit në botë, duke e tejkaluar Paris Saint-Germain dhe Manchester City, me pronarë që vlerësohen rreth 700 miliardë funte./Shqip.com