Sport Ndërkombëtar

Ter Stegen me ide të qarta për vitin e ardhshëm

Euro 2024 është vetëm pak më tepër se një larg, ndërsa portieri i Barcelonës dhe Kombëtares gjermane, Marc-Andre ter Stegen, duket se i ka bërë tepër të qarta synimet e tij për Evropianin që do të zhvillohet në Gjermani.

Në fjalën e tij për mediat, ter Stegen është shprehur se si objektiv kryesor në karrierën është të jetë “numri 1” te Kombëtarja e “Pancerëve”, por dhe te “katalanasit”, me këta të fundit që e ka arritur synimin e tij dhe tashmë mbetet vetëm të fitojë konkurrencën me Manuel Neuer.

“Performancat e mia kanë qenë të mira këto vitet e fundit, jam pjekur në kombëtare dhe jam gati për hapin tjetër. Unë aspiroj të jem numri një i Gjermanisë, si dhe i Barcelonës. Do të bëj gjithçka që mundem për të ofruar performancën maksimale dhe ndihmuar ekipin tim. Në mars do të takohemi me Flick dhe stafin e tij, pastaj trajneri do të marrë vendimet që duhet. Megjithatë, do të ketë disa ndryshime”, është shrephur Ter Stegen.

/Shqip.com