Ter Stegen – i “papunë” në La Liga

Të shënojë gola – Barcelona nuk po e ka problem.
18-të është numri që tregon – sa herë e ka tundur rrjetën e kundërshtarëve – skuadra katalunase në La Liga.
Ama – në formë edhe më të lartë është duke kaluar reparti i mbrojtjes.
Pas gjashtë xhirove të zhvilluara në La Liga – Barça ka pranuar vetëm një gol.
Ani pse ka pasur shumë rrotacione – dy futbollistët kryesorë në këtë repart po konsiderohen Ronald Araujo dhe Jules Kounde.
Teksa, duke i mahnitur me formën e tij është edhe Alex Balde – i cili e ka lënë Jordi Alban – në stol.
Anash tyre – në formë të lartë po kalon edhe Marc-Andre Ter Stegen – që e ka gjetur përsëri veresionin e tij më të mirë.
Gardiani gjerman – tashmë e ka mbajtur portën e paprekur në katër ndeshje rradhazi – në elitën e futbollit spanjoll.
Por, Barça nuk ështe e vetmja skuadër në La Liga me vetëm një gol të pranuar – sepse të njëjtën statistikë e ka edhe Villarreali.
Ama, ekipi i udhëhequr nga Unai Emery e ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Shqip.com
