Lajme

Tentoi t’ia jap ilegalisht telefonin klientit në burg, avokati kapet nga oficerët në Gjilan

Ilustrim

Një avokat tentoi të fuste brenda Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, një telefon të llojit “Nokia”, por u hetua nga stafi përgjegjës për siguri, njofton Shqip.com.

Plani i avokatit me inicialet Y.H., që t’ia japë klientit të tij në burg, në mënyrë ilegale nuk u realizua dhe kjo u bë e ditur nga zyra për komunikim e Shërbimit Korrektues.

Rasti kishte ndodhur të mërkurën e 15 shtatorit, derisa lidhur me të janë njoftuar Policia dhe Oda e Avokatëve të Kosovës, të cilët po merren me rastin.

Oficerët korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë hetuar se avokati, Y.H, në çantën e tij të dorës kishte një telefon mobil të tipit “Nokia” me Sim Kartelë, për të cilin dyshohet se tentonte ta fuste brenda qendrës”, thuhet në njoftimin e qendrës.

“Me të hetuar këtë veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç` rast kanë lokalizuar provat materiale”, përfundon njoftimi. /Shqip.com