Lajme

Tentoi t’i korruptonte me 10 euro policët, arrestohet në Vërmicë

Pika kufitare në Vërmicë.

Është arrestuar një person në Vërmicë, pasi ka tentuar për t’i dhënë ryshfet prej 10 eurosh zyrtarëve policorë në kufi.

Sipas PK-së, të i njëjtit i ka munguar vaksina e tretë si dhe testi për Coronavirus.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti në hyrje R. Shqipërisë – R. Kosovës, për të kaluar kufirin në mungesë të vaksinës së tretë dhe testit, në dokumente kishte vendosur një kartëmonedhë prej 10 eurosh”, thuhet në njoftim.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit./SHQIP.com