Lajme

Tentoi të kontrabandonte autopjesë, dogana ia konfiskon mallin e mbi 10 mijë eurove

Autopjesët e konfiskuara nga dogana e Kosovës

Zyrtarët e doganës kanë parandaluar kontrabandimin e mallrave përmes pikës kufitare të Jarinjes.

Një automjet me targa të Serbisë kishte tentuar që të fuste ilegalisht në Kosovë, disa autopjesë të veturave të cilat kapin shifrën e mbi 10 mijë eurove.

“Gjatë kontrolleve të ushtruara oficeret doganor në pikëkalimin kufitar të Jarinjes në vijën e dytë të kontrollit në një automjet me targa të Serbisë kanë hasur në sasi të madhe të mallrave autopjesë të reja për vetura. Vlera fillestare e tyre është mbi 10  mijë euro”, thuhet në komunikatën e doganës.

Autopjesët e konfiskuara nga dogana e Kosovës

Sipas doganës të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtëse./Shqip.com

Autopjesët e konfiskuara nga dogana e Kosovës
Autopjesët e konfiskuara nga dogana e Kosovës