Lajme Ballkan

Tentoi ta përdhunonte një grua, 21-vjeçari dënohet me 4 vite burg, për t’i shpëtuar drejtësisë u arratis në Shqipëri

Një i ri shqiptar 21-vjeçar u dënua me 4 vjet burg për dhunë seksuale , rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe që shkurtin e kaluar tentoi të përdhunonte në rrugën drejt detit në Forte.

Sipas mediumit, Italian La Nozione, 21-vjeçari ka tentuar të përdhunojë gruan në një rrugicë.

Por në momentin e ngjarjes gruaja ka bërtitur dhe një person që ndodhej aty pranë ka dëgjuar britmat dhe ka ndërhyrë menjëherë duke larguar 21 vjeçarin.

Arrestimi nuk ishte aspak i lehtë. Në fakt, për t’i shpëtuar drejtësisë italiane, i riu ishte arratisur nga Italia dhe ishte kthyer në Shqipëri. Por skuadra e policisë konstatoi se familja e origjinës jetonte ende në Laç të Shqipërisë.

Përmes Shërbimit të Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar është konstatuar se i riu ishte kthyer me makinë në shtëpi më datë 27 shkurt dhe ndodhej ende aty në fillim të muajit mars. Për këtë është lëshuar urdhër-arresti evropian dhe ka nisur ekstradimi.

Më 14 mars ai u gjet nga policia greke së bashku me agjencinë Frontex në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Më pas ai u transferua në burgun Civitavecchia, ku mbeti në pritje të gjyqit. Komisariati i Forte dei Marmit dhe policia kufitare kanë njoftuar urdhrin e ndalimit në burg./Shqip.com