Lajme

Tentoi ta paguajë rrymën me 500 2-she të falsifikuara, 48-vjeçari shoqërohet në polici

Policia ka shoqëruar në stacion një person pasi në degën e KEDS-it në Shtërpcë ka tentuar ta paguaj faturën e energjisë elektrike me 500 monedha nga 2 euro të falsifikuara.

Bëhet e ditur se i dyshuari me iniciale G.I., i moshës 48-vjeçare pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar është liruar për procedura të tjera hetimore.

Kujtojmë se javëve të fundit, rastet me monedha të falsifikuara janë shtuar dukshëm, ku ditë më parë policia ka arritur që t’i arrestojë gjashtë persona pasi tentuan që t’i fusin në Kosovë mbi 85 mijë euro të falsifikuara.

/Shqip.com