Lajme

Tentim Vrasje në Gjilan, i dyshuari gjendet në arrati

Therje me thikë.

Një person po kërkohet nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me thikë një person tjetër.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Abdulla Presheva” në qytetin e Gjilanit gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 22:38 minuta.

Po ashtu është bërë e ditur se viktima pas  pranimit të ndihmës së parë në spitalin e Gjilanit është dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast.

/Shqip.com