Lajme

Tentim-vrasje në Gjakovë

Ilustrim

Një tentim-vrasje ka ndodhur të premten në Gjakovë.

Sipas policisë, rreth orës 00:00 një person ka raportuar se për shkak të një zënke të mëhershme me të dyshuarin, ky i fundit ka tentuat ta vrasë duke shtënë me armë dy here drejt tij.

Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Datë 08.10.2021, rreth orës 24:00, viktima deklaron se si pasoj e një zënkë te mëhershme qe kishte me te dyshuarin e lartcekur, derisa kishte qenë së bashku me dy persona në veturën e tij, i dyshuari me automjetin e tij fillimisht kishte goditur veturën e viktimës dhe pastaj kishte nxjerrë armën (pistoletë) dhe kishte shtënë dy here në drejtim të tij”, ka thënë Gjurkaj.

Sipas tij, viktima nga arma nuk ka pësuar lëndime, mirëpo është lënduar në anën e majtë të brinjëve nga goditja me veture që është bërë nga i dyshuari.

“Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor dhe është liruar për në shtëpi. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore dhe janë gjetur dy gëzhoja te kalibrit 7.65mm”.

Janë konfiskuar gëzhojat, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë./SHQIP.com