Lajme

Tentim vrasje në Drenas, identifikohet i dyshuari

Ilustrim

Gjatë mesnatës së djeshme është raportuar se një person i panjohur kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture e cila ishte e parkuar dhe brenda në veturë kishte njerëz.

Personi i dyshuar është arritur të identifikohet nga ana e Policisë së Kosovës.

Po ashtu në bazë të njoftimit të Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 (gjashtë) gëzhoja te armës, dhe një predhë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.

/Shqip.com