Lajme

Tentim-grabitje në një argjendari në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një tentim-grabitje ka ndodhur të hënën rreth orës 18:30 në një argjendari në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

I dyshuari ka dështuar të kryejë grabitjen përderisa i njëjti është vënë nën kontrollë nga ankuesi, i përkrahur dhe nga qytetarë të tjerë.

Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ai bëri të ditur se i dyshuari më pas është arrestuar.

“Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”.

 Nuk raportohet për persona të lënduar./SHQIP.com