Lajme

Tensionohet situata në veri: Protestuesit brohorasin “Kosova është Serbi”

Protestuesit në Veri brohorasin "Kosova është Serbi"

Tensionet në situatën e krijuar në veri të vendit ku po zhvillohen protesta për shkak të masës së reiprocitetit të targave të vendosur nga Qeveria e Kosovës kanë nisur të shtohen, përcjell Shqip.com.

“Kosova është Serbi”, është fjalia të cilën po e brohorasin para Policisë së Kosovës, banorët serbë të cilët kanë dalë për ta kundërshtuar këtë vendim të Qeverisë.

Ndonëse autoritetet e Beogradit kanë bërë thirrje për protesta të qeta, situata në Jarinje nuk është si më herët, pasi që disa serbë kanë nisur të tensionojnë situatën.

Ata po vazhdojnë t’i bllokojnë rrugët e po vendosin pengesa.

Madje, në afërsi të kufirit këta protestues kanë ngritur tenda për të kaluar natën, teksa kanë shpalosur një transparent të madh ku shkruhet “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”. 

Autoritetet në Kosovë po vendosin në veturat me targa të qyteteve të Serbisë, regjistrime të përkohshme për qarkullim brenda në Kosovë. Veturave po u vendoset në xhamin para dhe prapa.

Të njëjtën masë e ka zbatuar tash e sa vite edhe Serbia për automjetet nga Kosova. /Shqip.com