Lajme Ballkan

Tensionohet protesta, hidhen tymuese, protestuesit përplasen me policinë

Pamje nga Protesta në Shqipëri

Është tensionuar situata para parlamentit, pasi protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike ndaj policisë.

Ndërkaq policia ka rritur numrin e pjesëtarëve të saj për tu përkujdesur për mbarëvajtjen e protestës.

Pjesë e protestuesve që po përplasen me policinë është edhe deputeti Luçiano Boçi.

Mësohet se disa deputetë të Partisë Demokratike të cilët janë përjashtuar me 8 ditë nga parlamenti po tentojnë të hyjnë me forcë, por nuk janë lejuar nga garda.

Deputetët që janë duke u përplasur janë Albana Vokshi, Luan Baci dhe Luçiano Boçi.

Kjo protestë nuk do të jetë e vetmja, pasi Berisha paralajmëroi një valë protestash të shtunën, raporton Abcnews.

/Shqip.com