Lajme

Tensionohen raportet mes Sllovenisë dhe Serbisë, shkak bëhen masakrat në Kosovë

Fotografi nga një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Fotografi nga një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Përmendja e njërës prej masakrave më të mëdha në Kosovë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ka qenë ish-shefi i Zyrë së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, i cilit tash përfaqëson Sllovenin në OKB që ka përmendur kohën kur ai ishte në Kosovë dhe vizitoi vendet ku u kryen masakrat më të mëdha në Kosovë.

Ai përmendi masakrën e Mejës dhe Krushës së Madhe gjatë fjalimit të tij dhe për një moment iu drejtua Fahrije Hotit të mbijetuarës së masakrës së Krushës, të cilës i tha se e njohu sapo hyri në sallën e KS të OKB-së.

Ai përmendi edhe shifrat e njerëzve që janë vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Ashtu siç reagoi ndaj presidentes Osmani, Vuçiq i reagoi edhe Zhbogarit, ndaj të cilit përdori fjalë fyese.

Ai u ankua se Serbia ra në një kurth që i kishin vënë SHBA-të, Zvicra dhe Sllovenia.

Madje këtë të fundit e cilësoi si shtet të ndryrë, derisa po komentonte seancën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën në të cilën mori pjesë.

“Kur u vonua seanca e Këshillit të Sigurimit, pyeta se për çfarë bëhej fjalë, por më pas kuptuam se për këtë ishin marrë vesh me amerikanët, sllovenët dhe zviceranët. Nuk dihet kush është më i neveritshëm, sllovenët apo dikush tjetër”, tha Vuçiq.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit slloven, Robert Golob.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në një deklaratë në margjinat e seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), ka përdorur shprehje jashtëzakonisht fyese që nuk u takojnë presidentëve të shteteve”, thuhet në reagimin e tij.

/Shqip.com