Lajme

Tensionet në Veri, pritet presion më i madh i administratës Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden

Ndryshimet brenda administratës se presidentit amerikan, Joe Biden, që tanimë vetëm kanë filluar, po pritet të kenë një ndikim të madh edhe në zhvillimet brenda Ballkanit Perëndimor.

Shtyrja e raporteve aktuale mes Kosovës dhe Serbisë drejtë normalizimit është njëra nga kërkesat që administrata amerikane po e kërkon me ngulm kohëve të fundit.

Profesori universitar Abit Hoxha thotë se këto ndryshime brenda qeverisë amerikane janë të zakonshme, por që pritet të kenë një ndikim të madh në Kosovë.

Ndërsa, politologu Dritëro Arifi, thotë se amerikanët e angazhuar në pozitat e reja do të jenë më të ashpër dhe do të caktojnë afate kohore për Kosovën dhe Serbinë, raporton Tëvë1.

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Gabriele Escobar, shpesh ka deklaruar se asnjëra palë, nuk po shprehin vullnet për zbatimin e marrëveshjes. Ndërsa, për Kosovën ka premtuar një fushatë globale të njohjeve, pas krijimit të Asociacionit.

/Shqip.com