Lajme

Tensionet në Veri, Majko: Shpresa është bërë e rrezikshme

Pandeli Majko

Pandeli Majko, politikan shqiptar dhe ish-kryeministër i Shqipërisë gjatë viteve 1998-1999, iu është bashkuar komenteve sa i takon tensioneve në Veri të Kosovës.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Majko paralajmëron se shpresa në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë është bërë e rrezikshme.

“Në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, shpresa është bërë e rrezikshme. Vendimet e vështira janë afër. Guximi sot, nuk ka të bëjë me njerëzit që humb, por me ata që shpëton”, thuhet në reagimin e Majkos.

/Shqip.com