Tensione në Serbi për shkak të muralit të Ratko Mlladiqit

Shumë qytetarë serbë janë mbledhur para muralit të kriminelit të dënuar për gjenocid, Ratko Mlladiq, në Beograd.
Siç njofton B92, aktivistja për të drejtat e njeriut, Aida Qoroviq, është arrestuar dhe më pas liruar pasi ka gjuajtur me vezë në muralin e Mladiqit.
Qytetarët janë mbledhur në rrugë për t’i dhënë mbështetje aktivistes, por në rrugë dolën edhe përkrahës të Mlladiqit.
Dy grupet u ndanë nga kordoni i policisë.
Siç mediave, përkrahësit e Mlladiqit kanë gjuajtur me dërrasa personat që janë mbledhur aty.
Nacionalistët e mbledhur kanë kënduar “Srebrenica nuk është gjenocid” dhe kanë thirrur emrin e Mladiqit.
Në anën tjetër aktivistët kanë mbajtur pano me thirrjet se “murali duhet të bjerë” dhe kanë gjuajtur me vezë.
Pas protestës raportohet se qëndron Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut. Protesta ka mbaruar, ndërsa janë paralajmëruar tubime edhe ditët në vijim.
Politikani opozitar serb Çedomir Jovanoviq ka thënë se Policia ka vendosur ta mbrojë një mural që lartëson kriminelin e luftës./SHQIP.com
