Lajme

Tensione në LDK të Vushtrrisë, një pjesë e anëtarëve e akuzojnë Xhafer Tahirin

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Vushtrri, ka lëshuar deklaratë pas përplasjeve të anëtarëve të kësaj kryesie.

“Shumica e anëtarëve të kryesisë të cilët janë legjitim, deklarojnë se u përbuzë vullneti i shumicës nga individi i cili humbi pushtetin në zgjedhjet e fundit, që me të njëjtën arrogancë e injorancë po e shkatërron degën e LDK-së në Vushtrri, ku me disa individ të cilët janë emëruar anëtarë të kryesisë në mënyrë jo legjitime po pretendon ti organizon zgjedhjet në mënyrë klandestine”, ka shkruar në Facebook sekretari i LDK-së në Vushtrri, Avdi Avdiu.

“Ne kemi pritur që në këtë takim të mbizotërojë  një frymë feste dhe atmosferë pune, por z. Tahiri filloi të provokoi dhe ofendoi anëtarët e kryesisë”, ka thënë ai.

Tutje, sipas tij, për shkak të acarimit të situatës, në takim ne shumica e anëtarëve te kryesisë u detyruam ta lëshojmë mbledhjen.

“Me këtë rast kërkojmë urgjentisht nga kryetari dhe kryesia qendrore të ndërmarrë masa konkrete”, ka shkruar në fund Avdiu.

/Shqip.com