Lajme

Tensione në Kuvend: Bekim Haxhiu ia ndal mikrofonin Haxhi Avdylit, Konjufca e ndërpret seancën

Deputeti i PDK-së Bekim haxhiu dhe deputeti i Listës Guxo Haxhi Avdyli

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë thënë se seanca e sotme nuk do të mbahet, duke u çuar nga ulëset e tyre dhe kanë bllokuar foltoren.

Në momentin derisa po fliste deputeti Haxhi Avdyli, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka shkuar dhe i ka ndalur mikrofonin.

Gjithashtu në momentin kur Haxhiu i ka ndalur mikrofonin Avdylit, ka qenë deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi e cila ka shkëputur mikrofonin nga foltorja.

Lexo edhe:
Veteranët paralajmërojnë vendosjen e tendave para Kuvendit: Do të rrimë ditë e natë derisa ky pushtet të reflektojë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka ndërprerë seancën e Kuvendit pasi opozita bllokoi foltoren.

Konjufca ka thënë se do të ketë një orë pushim dhe do të diskutojë me shefat e grupeve parlamentare.

“Meqë një pjesë e opozitës po e bllokon seancën, po e marrim edhe një orë pushim dhe po vazhdoj mos po muj me gjetë kompromis në zyrën time me kryetarët e grupeve” , ka thënë Konjufca.

Opozita kanë kërkuar nga Kurti që t’i takojë sot veteranët e luftës dhe të ndërpritet seanca./Shqip.com