Rozë

Tensione në Big Brother, Dafina shtyn Xhulin – kërkohet përjashtimi i saj

Juliana Nura është një nga personazhet më të komentuar në Big Brother Kosova.

Ajo së fundi derisa ishte në oborrin e shtëpisë ka kërkuar të sqarohet me Melisën, se pse ajo kërkon që të mos i përmendet familja.

Juli madje i ka thënë se nëse ka diçka që duhet të di-që të mos e përmend më. Kjo ka bërë që Melisa të largohet dhe të fillojë të qajë.

Pas kësaj Juli është nisur pas saj, por është ndalur nga Dafina e cila edhe e ka shtyre.

Pas kësaj, fansa të shumtë kanë kërkuar përjashtimin e saj dhe ndërhyrjen e produksionit.

/Shqip.com