Lajme

“Tension për Asociacion” – PSD aksion para Qeverisë

Partia Socialdemokrate  gjatë ditës e ka zhvilluar një aksion para qeverisë së Kosovës. Në një komunikatë për media, PSD kanë thënë se tensionet në Veri po shërbejnë si katalizator për Asociacionin.

“Tensionet kaotike, joserioze dhe të pamenduara në Veri e kanë pasur edhe një efekt. Nëse Veriun e vendit e trajton vetem me hekur dhe kerbaç, ky është argument për formimin e Asociacionin.

Tensioni deri në situatë të jashtëzakonshme është racionalja e re e dialogut. Është mënyra e re e koncesioneve. Kur kompromisi bëhet nën tension nuk flitet më për lëshimet, por për rrezikun që i shpëtuam”.

Kjo mënyrë e Qeverisë e ka unifikuar bashkësinë ndërkombëtare më Serbinë. Tensionet në Veri po shërbejnë si katalizator per Asociacionin”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

/Shqip.com