Rozë

Tension dhe përplasje në eventin që bëri bashkë Noizyn dhe Meritonin

Noizy dhe Meriton Mjekiqi,

Mbrëmjen që lamë pas në Tiranë u zhvillua eventi “Albulena Fight Night”, ku pjesë kryesore e programit ishte meçi në mes të Ervis Bicit dhe Abdul Kassim.

Befasia e kësaj natë ishte së të ftuar ishin edhe Noizy dhe Meriton Mjekiqi, secili me pjesën e tij të ndarë por që nuk ka kaluar pa tensione.

Meritoni ishtë moderator i këtij program dhe më të dal në skene është përballur më publikun, i cili thërriste emrin e reperit nga Durrësi.

Ai nuk ka hezituar ta thërras emrin e tij duke ju ndihmuar atyre të brohorisnin “ Noizy, Noizy’’.

Por, në anën tjetër, Noizy gjatë përformancës së tij mes tjerash performoi edhe një nga diss-et që i drejtohet edhe Meritonit.

Ndjekësit kanë pikasur edhe një moment të përplasjes në prapaskenë.

Ngjarja duket të ketë ndodhur mes fansave të reperit dhe rrethit të miqve të moderatorit por kjo nuk ka mundur të konfirmohet plotësisht.

Megjithatë, në tërësi, gjërat kanë shkuar pa telashe serioze apo ndonjë eskalim të rëndë të situatës.

Meriton Mjekiqi kohë më parë ka deklaruar se tashmë ka vendosur që as të mos ia përmend emrin Noizy-it dhe kjo është nënkuptua si një pajtim i mundshëm mes tyre, por siç duket e njëjta nuk vlenë për reperin nga Durrësi./SHQIP.com