Sport Ndërkombëtar

Tenistja më e bukur në botë “ndez” rrjetin me fotot e fundit

Tenistja kanadeze Eugenie Bouchard, e konsideruar si një nga lojtaret më tërheqëse në botë, ka magjepsur sërish fansat me postimet e saj të fundit në rrjetet sociale.

Ish-numri 5 në botë ka postuar disa foto, që kanë bërë xhiron e botës. 29-vjeçarja ka treguar edhe një herë format e saj, duke zbuluar hiret dhe bërë për vete fansat e saj të shumtë.

Edhe pse në fushat e tenisit ka humbur shkëlqimin e dikurshëm, duke zbritur në vendin e 283-të, jashtë saj ajo vazhdon të jetë mahnitëse, çka e konfirmojnë fotot e fundit të postuara.

Aktualisht, Eugenie Bouchard po luan në turneun e Madridit, ku u eliminua në raundin e dytë.

Për momentin ajo nuk e ka vendosur ende nëse do të vijojë të luajë apo do t’i dedikohet më shumë modës.

/Shqip.com