Tenisti Vullnet Tashi e nis me humbje në Lojërat Mesdhetare
Publikuar:
(27.06.2022 17:47:22)
Të hënën, janë mbajtur edhe garat e tenisit në kuadër të Lojërave Mesdhetare.
Në kompeticionin që po mbahet në Oran të Algjerisë, pjesëmarrës janë edhe atletët dhe sportistët kosovarë.
Atje, tenisti Vullnet Tashi pësoi humbje në raundin e parë nga përfaqësuesi tunizian, Aziz Ouakaa.
Afrikano-veriori ishte më i mirë se kosovari, duke triumfuar 2:0 në sete (6:3 dhe 6:2).
Të pranishëm përgjatë duelit ishin edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani.
Përndryshe, nesër pritet të garojë edhe Vesa Gjinaj, e cila sot ishte e lirë pasi ka kaluar rrethin e parë pa neshje. /Shqip.com