Tenistët rusë dhe bjellorusë nuk do lejohen në Wimbeldon
Publikuar:
(20.04.2022 12:58:45)
Wimbledon thuhet se do të njoftojë se lojtarët rusë dhe bjellorusë do të përjashtohen nga turneu i këtij viti për shkak të sulmeve ruse në Ukrainë, si dhe mbështetjes së Bjellorusisë për luftën.
Sipas New York Times, kjo është konfirmuar nga një zyrtar ndërkombëtar i tenisit me pozitë të lartë dhe kjo do ta bëjë Wimbledon-in eventin e parë të tenisit që merr këtë masë.
Federata Ndërkombëtare e Tenisit ka përjashtuar gjithashtu Rusinë dhe Bjellorusinë nga garat ekipore, veçanërisht Kupën Davis dhe Kupën Billie Jean King .
Ky vendim do të bënte që lojtarët si Daniil Medvedev, Arena Sabalenka , Anastasia Pavyluchenkova dhe Victoria Azarenka të mos mund të merrnin pjesë.
Ky turne zhvillohet nga data 27 qershor deri më 10 korrik. /Shqip.com