Lajme

Tenderi për kamerat e sigurisë, kompania padit Komunën e Prishtinës

Komuna e Prishtinës
Komuna e Prishtinës

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është qyteti me më së shumti banorë në Kosovës.

Prandaj, edhe siguria e qytetarëve është e rëndësishme.

Për këtë arsyeje, tash e dy muaj Komuna e Prishtinës, ka hapur tender për vendosjen e kamerave nëpër pjesë të ndryshme të qytetit.

Megjithatë, përfundimi i këtij projekti duket se do të marrë kohë më shumë sesa që është menduar.

Kjo pasi që kompania “Professional Alarm” ka bërë kërkesë për rishqyrtim te autoriteti kontraktues

Edhe pse kërkesa ishte bërë në përputhje me afatin e paraparë prej 5 ditëve, Sipas avokatit Florim Shefqeti, komuna nuk e ka marrë për bazë, meqë rast ka bërë shkelje të Ligjit, raporton Express.

/Shqip.com