Lajme

Tender në vlerë të 100 mijë euro nga Komuna e Prishtinës për dekorimin e qytetit për festa

Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar sot kontratë në vlerë 100 mijë për dekorimin e qytetit për festa.

Në bazë të në njoftimi për dhënie të kontratës nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës thuhet se ky tender është ndarë në dy pjesë për grupet e operatoreve ekonomikë “ “AGRI BAU’ Sh. P.K dhe “ANEA Group” Sh. P.K.

Në këtë tender kishin ofertuar vetëm dy operatorë ekonomikë.

Kohëzgjatja e këtij tenderi është  një vit (12 muaj).

Operatorët të cilët e kanë fituar tenderin, thuhet se kanë ofruar çmimin më të voglël të ofertuar./Shqip.com