Sport Ndërkombëtar

Ten Hag vendos një rekord të veçantë

Trajneri i Manchester United, Ten Hag

Efekti Erik ten Hag po ndihet te Manchester United. “Djajtë e Kuq” po luajnë mirë dhe po arrijnë rezultate pozitive. Fitorja 2-1 ndaj Barcelonës solli kualifikimin në raundin e 1/8-ve në Europa League, aty ku anglezët do të sfidojnë Real Betis.

Trajneri holandez njihet për aftësinë e tij për të lexuar mirë ndeshjen dhe për të kryer zëvendësimet e duhura. 53-vjeçari ka intuitën për të gjetur gola edhe nga bankina.

Anthony u inkuadrua si zëvendësues dhe realizoi golin e kualifikimit ndaj skuadrës së Xavit. Me realizimin e brazilianit, United është bërë skuadra që ka shënuar më shumë gola me lojtarët e ardhur nga bankina.

Plot 19 gola të United janë shënuar nga futbollistë që nuk i kanë nisur takimet si titullarë, si askush tjetër në Evropë. Ten Hag po konfirmohet një mjeshtër i ndërrimeve, ndërkohë që tifozët po shijojnë formën fantastike të ekipit të zemrës.

/Shqip.com