Sport Ndërkombëtar

Ten Hag pyetet sërish për Ronaldon, ky është reagim i tij

Manchester United shkëlqen pa Cristiano Ronaldon, “djajtë e kuq” e rinisin me një fitore të bukur 3-0 përballë Nottingham Forest.

Në “Old Traford”, ofensiva e Erik Ten Hag ishte e kolauduar në perfeksion ku dyshja Rashford-Matrial gjetën dy herë rrugën e rrjetës brenda 22 minutave.

Rashford finalizoi me shumë klasë brenda në zonë një skemë perfekte nga goditja e këndit ndërsa pak minuta më pas dhuroi një asistim për Matrial.

Në fundin e ndeshjes, në minutën e 87-të, ishte Fred që sigloi shifrat përfundimtare në 3-0.

Ten Hag u ngacmua sërish në lidhje me Ronaldon.

“Unë shoh një skuadër shumë të uritur, nuk shoh pas, por vetëm të ardhmen. Ronaldo zgjodhi të na përshëndeste, tani ai nuk bën më pjesë e grupit”, tha ai.

/Shqip.com