Sport Ndërkombëtar

Ten Hag në hall për një sulmues si Haller

Manchester United ka një shef të ri në krye të stolit – nga fundi i kësaj sezone.

Erik ten Hag do e marr timonin e klubit anglez dhe ka mundësi të ndërtojë një skuadër – konkuruese.

Në planet e tij për edicionin e ardhshëm është edhe ish-lojtari i tij tek Ajaxi, Sebastien Haller, raporton “Goal”.

Sebastien Haller, Bregu i Fildishtë

Sulmuesi me prejardhje nga Bregu i Fildishtë ka 20 gola dhe shtatë asiste në 27 paraqitje në Eredivisie këtë sezon.

Ten Hag i jep përparësi lojtarit si shkak i eksperiencës në Premierligë.

Ai ishte pjesë e skuadrës londineze West Ham për një vit e gjysmë, shërbimet e të cilit u kushtuan atyre plot 50 milionë euro.

Sebastien Haller, West Ham United

27 vjeçari ka kontratë me kampionin aktual të Holandës deri në vitin 2025, diçka që do të ndërprehej në rast të një oferte të mirë nga “Old Trafford”.

Haller po ashtu ka tregar se mund të ndëshkojë kundërshtarët edhe në Ligën e Kampionëve, ku këtë edicion gjeti rrjetën 11 herë në tetë ndeshje të luajtura.

Megjithatë, United duket se nuk do të marrin biletë më të çmueshme se ajo e Europaligës.

Ata pozicionohen në vendin e gjashtë në tabelën e elitës së futbollit anglez, me 54 pikë të tubuara pas 34 xhirosh. /Shqip.com

Tabela e Premierligës